Milan dënohet nga Gjykata; duhet t’i paguajë Bobanit, 5.37 milionë Euro

Zvonimir Boban mund Milanin. Gjykata e Milanos në seksionin e punës dënoi klubin kuqezi duke e detyruar t’i paguajë ish drejtuesit kroat 5.37 milionë Euro për shkak të shkarkimit të tij nga posti që erdhi pas një interviste të dhënë nga Boban. Përpara se të merrte vendimin, gjykatësi dëgjoi edhe dëshmitë e Drejtorit Teknik të Milanit, Paolo Maldinit dhe Drejtorit Sportiv, Frederick Massara.

Në muajin shkurt, Boban dha një intervistë për një të përditshme të njohur sportive ku denoncoi faktin se nuk u përfshi në zgjedhjen e atij që duhet të ishte trajneri i ri i Milanit, Ralf Rangnick dhe pas kësaj kroati u largua nga Milani për arsye të drejta pasi sipas Gazidis, deklaratat e tij e diskretituan klubin

Në muajt e kaluara, palët nuk ishin në gjendje që të gjenin një marrëveshje, motiv për të cilin u kërkua vendimi i gjykatës që në fund I dha të drejtë ish mesfushorit dhe dënoi klubin me pagesën e dëmshpërblimit

Sfidanti.al