Lebron Xhejms feston ditëlindjen me një arritje të madhe në NBA

Mbushi 36 vjeç dhe diçka e tillë duhej kremtuar në mënyrë që të mbahej mend. Lebron Xhejms ia bëri këtë gjë vetes, duke arritur nivelin e 1 000 ndeshjeve radhazi me të paktën 10 pikë të shënuara. I dyti në renditje është Majkëll Xhordan me 866 ndeshje radhazi. Në fitoren e Lejkërsave ndaj San Antonios, ai realizoi 26 pikë, duke pasur edhe 5 topa në tabela e 8 asistë, pra duke qenë sërish në nivele të lartë. Entoni Dejvisi ishte në krah të tij me 20 pikë e 8 topa në tabela, ndërsa Lejkërsat triumfuan 121-107 në San Antonio. Spërsat nuk janë më skuadra e madhe e dikurshme dhe yjet ende kanë nevojë të rriten si DeRozan (23 pikë) dhe Marrej (29). Lebroni, ndërkaq, vazhdon ngjitjen në renditjen e shënuesve më të mirë të të gjitha kohëve në NBA. Ai ka tani 34 358 pikëndaj 36 928 që ka legjenda Karl Maloun, ndërsa në vend të parë mbetet ende i paprekshëm Karim Abdul Xhabar me 38 387. Synimi i Xhejmsit është që të dalë i pari.

Sfidanti.al