Në Durrës nuk e kanë shumë qejf tundjen e rrjetës, edhe pse skuadra luan mirë për standardet shqiptare. Teuta e trajnerit Edi Martini po shfaqet si rivali kryesor i Vllaznisë në luftën për titull (edhe pse rivalët po ndërrohën çdo javë), sepse fitorja 2-0 me Kukësin e ngjiti në vend të dytë me 20 pikë. Do të thotë 6 pikë më pak se shkodranët, ndërsa trajneri shkodran i durrsakëve jo më kot ka theksuar se Teuta e tij është ndërtuar për titull.
Në pjesën e parë, sfida ishte pothuaj e barabartë, me disa raste për secilën palë, por pas pushimit Teuta ishte më pranë portës kundërshtare dhe shënoi me anë të Emiljano Vilës, Dejvi Bregut dhe Lorenco Vilës. Ekipi nga bregdeti quhet pretendent ndonëse këtë sezon ka fituar po aq pikë (12) sa ka shënuar gola (12).
Sa për Kukësin, nuk po kuptohet mirë problemi i skuadrës nënkampione. Largimi i Skënder Gegës u përfol se ishte edhe për vonesat në pagesa, që i kanë bërë lojtarët të mos japin maksimumin, ndërsa Hallaçi nuk e nisi dot me këmbën e mbarë.
Sfidanti.al