Firpo ua plas sulmuesve të Barçës: Duhen 1 000 raste për një gol!

Një luftë e vërtetë në brendësi të skuadrës duket se mund të nisë pas barazimit me Eibarin në La Ligën spanjolle. Mbrojtësi i Barcelonës, Zhunior Firpo akuzoi sulmuesit e ekipit se nuk janë në gjendje të dërgojnë topin në rrjetë, pra të bëjnë detyrën. “Ne kemi nevojë për 1 000 raste për të shënuar, – deklaroi Firpo, – Eibari pati vetëm një rast dhe shënoi. Kjo është rrjedha e sezonit, ndeshjet po na bëhen të vështira dhe kemi një mal për të ngjitur”.

Martin Brejthuejt humbi një penallti, ndërsa Antuan Grizman ishte sërish anonim. Sulmuesi francez, i marrë për gati 120 milionë euro nga Atletiko, ka shënuar vetëm 5 gola në 19 ndeshje këtë sezon. Mesi ishte në tribunë, pasi iu dha leje për një pushim pak më të gjatë se shokëve, dhe me siguri nuk ka mbetur i kënaqur. Trajneri Kuman pranoi se “titulli është thuajse i humbur, nuk dua të pranoj se në këtë ndeshje na mungoi përvoja”.

Sfidanti.al