A mundet që Hamilton të bëhet “Sër”, ndërsa vendbanimin e ka në Montekarlo?!

Argumente mund të jepen shumë, arsye ndoshta edhe më shumë, por fakti mbetet. Ljuis Hamilton është një kampion i madh në sport, dhe një zë i fuqishëm për të drejtat e njeriut, veçse kërkesa e bërë nga mediat që ai të fitojë titull fisnikërie në Britaninë e Madhe, ndoshta mund të kritikohet. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 e ka vendbanimin në Principatën e Montekarlos, një parajsë fiskale, pra ai nuk kontribuon me taksat e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo gjë ishte theksuar disa herë, ndërsa Hamiltonit nuk i ishte dhënë deri tani titulli “Sër”, siç u bë me Aleks Fergusonin për shembull. Gjithsesi, duket se kryeministri Boris Xhonson do t’i lejë mënjanë këto konsiderata dhe do t’ia japë titullin Hamiltonit. Ata që e vlerësojnë anglezin si luftëtar për të drejtat e njeriut, do të donin që ai të mos e pranonte një titull të tillë, pasi nuk ka aspak nevojë për të treguar madhështinë, përkundrazi.

Sfidanti.al