Dy të parët vendosi t’i transferonte me titull të plotë, pra tani ata janë lojtarë të klubeve të tjerë, ndërsa të tretin e ka huazuar. Reali i Madridit nuk deshi t’i mbante lojtarë të tillë si Teo Hernandez, Ashraf Hakimi dhe Brahim Diaz, të cilët konsideroheshin si rezerva luksi, dhe e mendoi si më të arsyeshme të fitonte para nga kartoni i tyre, dhe të pakësonte borderonë e rrogave, tepër e madhe sidomos për këtë kohë Kovidi. Vetë Reali nuk është edhe aq keq, pasi pretendon për La Ligën dhe për Championsin, por tre lojtarët po shkëlqejnë edhe më shumë në Serinë A. Francezi Teo Hernandez është tek Milani, ashtu si spanjolli Brahim Diaz, ndërsa Ashraf Hakimi është tek Interi. Ata kanë meritë të madhe që dy skuadrat nga Lombardia janë në krye të Serisë A.
Sfidanti.al