Diego Costa dhe Atletico Madrid, ndahen zyrtarisht rrugët e tyre

Aventura e dytë e Diego Costës me Atletico Madrid mbyllet zyrtarisht. Klubi madrilène bëri të ditur zgjidhjen e kontratës me sulmuesin e cila skadonte në 30 qershor të vitit të ardhshëm. Në  ditët e kaluara, futbollisti iu kërkoi drejtuesve të Los Colchoneros që të mbyllte përpara kohe këtë eksperiencë të tij me Atleticon për arsye familjare dhe këtë të martë u komunikua edhe zgjidhja e kontratës mes palëve

Tani mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i ri i Diego Costës. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, Juventusi ka shfaqur interesin për futbollistin spanjoll me origjinë braziliane. Pas zgjidhjes së kontratës së tij, Diego Costa që nga dita e premte është i lirë të nisë bisedimet me cilëndo skuadër për të vijuar karrierën e tij dhe duket se në listën e klubeve të interesuar për të është shtuar edhe Arsenali.

Sfidanti.al