PSG, akord me Tuchel për dëmshpërblimin, Pochettino trajneri I ri

Mauricio Pochettino shumë shpejt do të ulet në pankinën e Paris Saint Germainit. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja franceze ‘L’Equipe’, klubi transalpine ka gjetur një akord me Thomas Tuchel të shkarkuar në prag të festës së Krishtlindjes, për zgjidhjen e kontratës në mënyrë të parakohshme, një kontratë që gjithsesi skadonte në fund të muajit qershor; trajneri gjerman do të përfitojë një dëmshpërblim 6-7 milionë Euro duke hequr dorë nga bonuset që do të siguronte nga kontrata.

Pas kësaj i hapet rruga drejt stolit për Mauricio Pochettino i cili nuk ishte i impenjuar me asnjë skuadër tjetër që nga viti 2019 kur u shkarkua si trajner i Tottenhamit për t’u zëvendësuar nga Jose Mourinho me argjentinasin që gjithnjë sipas ‘L’Equipe’ e ka pranuar ofertën e drejtuesve të kampionëve të Francës

Sfidanti.al