Koronavirusi godet Premier Ligën, shtyhet Mançester Siti-Everton!

Kush mendonte se epidemia po mundej dhe se nuk do të arrinte të bllokonte futbollin, tashmë e kuptoi se e kishte gabim. Një ndeshje e kampionatit më të ndjekur të botës, Premier Ligës, u shtyu pasi u vërtetuan 5 raste me koronavirus. Këta i përkasin Mançester Sitit që nuk mund ta luajë sfidën e sotme ndaj Evertonit në “Etihad”. Mediat britanike njoftojnë se flitet për 5 pjesëtarë të Sitit, ndër të cilët futbollisët Gabriel Zhezus dhe Kajl Uolker, si dhe dy pjesëtarë të stafit të trajnerit Pep Guardiola. Kjo është ndeshja e parë e shtyrë për këtë sezon, dhe e para e shtyrë që kur Premier Liga rinisi pas ndërprerjes për shkak të Kovidit. Sipas rregullores, të infektuarit do të duhet të izolohen për 10 ditë e të bëjnë testime të tjera, ndërsa do të vazhdojnë testimet tek Siti.

Sfidanti.al