Mesi nuk ikën në janar, të ardhmen e vendos në verë!

Televizioni amerikan është i sigurt, ESPN informon se kapiteni nuk ka ndërmend ta lerë vetëm ekipin në fazën e dytë, dhe se do ta mbyllë sezonin tek Barcelona. Më tej nuk dihet se çfarë do të bëjë, por Lionel Mesi nuk ka plane për largim të shpejtë. Argjentinasi do të luftojë deri në fund të edicionit për të dhënë maksimumin që Barça të fitojë trofe në Spanjë dhe në Europë, e të kalojë momentin negativ. Pavarësisht interesimit të Mançester Sitit e Paris SG, asgjë e re nuk do të ndodhë, ndërsa deri në verë “Pleshti” do të mendojë se çfarë do të jetë më mirë për të bërë. Me gjasë, zgjedhjet presidenciale do të luajnë rol, pra fitorja e pritshme e Zhoan Laportës, që ndoshta mund ta kandisë që të rinovojë kontratën që i përfundon në qershor.

Sfidanti.al