Presidenti i Realit të Madridit, ditë më parë foli për mundësinë e krijimit të Superligës evropiane të futbollit, një ide që ka gjetur menjëherë kundërshtimin e presidentit të UEFA, Aleksander Ceferin.
‘Është një ëndërr e 30 viteve të fundit e Florentino Perez-tha Ceferin në një intervistë për median sllovene-dy kandidatët kryesorë për presidencën e Barcelonës e kundërshtuan publikisht Superligën ashtu sikurse edhe Bayerni i Mynihut, Juventusi dhe klubet angleze. Sheh vetëm futbollin e sotëm dhe ndonjëherë atë të nesërm, por nuk shkon më shumë se kaq’.
Ceferin i shtohet personaliteteve që e kritikuan Perez për deklaratën e tij në lidhje me Superligën dhe një prej tyre ishte presidenti i La Liga, Javier Tebas. ‘Besoj se presidenti shkoi më shumë sec duhej me temën e Superligës, duhet ta informojnë më mirë-tha Tebas
Sfidanti.al