Mbape nuk e harron Tuhelin, por padyshim pret Poçetinon ose Realin!

“Askush nuk mundet të të harrojë” ishte mesazhi i sulmuesit të Paris SG për ish-trajnerin e tij, Tomas Tuhel. Gjermani u shkarkua pas fitores 4-0 ndaj Strasburgut, pas problemeve të ndryshme me drejtuesit, ndërsa kampioni i botës thekson se “për fat të keq, ky është ligji i futbollit”. “Ti shkrove një faqe të shkëlqyer në historinë e klubit”, – thekson Mbape, duke e pasur parasysh finalen e Championsit arritur me Tuhelin. Gjithsesi, 21-vjeçari mund të mos qendrojë gjatë në klubin për të cilin po flet, pasi ai prej kohësh kërkohet nga Reali i Madridit. Mbape dhe lojtarët e tjerë presin trajnerin e ri që me gjasë do të jetë Poçetino dhe padyshim do t’i përvishen punës e do ta harrojnë Tuhelin.

Sfidanti.al