Zyrtare, Iker Casillas kthehet te Reali i Madridit

Iker Casillas kthehet në shtëpi. Real Madrid bëri të ditur paraditen e kësaj të martes rikthimin e ish kapitenit të tij i cili ka fituar 19 tituj me fanelën e Los Blancos për të kaluar më pas vitet e fundit të karrierës te skuadra e Portos. U spekulua shumë për funksionet qe Casillas mund të ketë dhe në fund rezulton se do të jetë në rolin e zëvendës drejtorit të përgjithshëm të Fondacionit të Realit të Madridit.

Casillas që pësoi një infarkt gjatë një séance stërvitore me Porton në 1 maj të 2019 u detyrua që të tërhiqet nga futbolli i luajtur verën e kaluar. Që nga ai moment studio një sërë projektesh ku më  i njohuri ishte ai i kandidaturës për president të Federatës Spanjolle të Futbollit, por që në fund e tërhoqi

Në 18 dhjetor në një intervistë për The National në Europa Press, Casillas foli për rikthimin e tij te Los Blancos.

‘Padyshim do të ishte dicka e mirë-u shpreh Casillas në atë intervistë-kam një histori të gjatë me Realin e madridit, prej 25 vitesh, kështu që kam ndjenja të forta për klubin. Sigurisht nuk do ta përjashtoja këtë mundësi, sidomos duke qenë se jam tifoz i Realit e banoj në Madrid. Besoj se herët a vonë në një kohë të shkurtër do të kthehem të punoj me dicka që ka të bëjë me futbollin’.  U tha, u bë…

Sfidanti.al