Sainz nuk e fsheh: Një ëndërr të jesh te Ferrari, dua të hap një cikël

‘Vij te Ferrari për të dhënë më të mirën time dhe të krijoj ciklin tim-kjo është ajo që tha Carlos Sainz që një ditë më parë jetoi ditën e tij të parë në Maranello,në një eveniment në Madrid teksa përmendi edhe të kaluarën dhe McLarenin

‘Sa herë që ëndërron Ferrarin, ëndërron të fitosh-tha Sainz-ëndrra ime ka qenë që të fitoj një ditë me Ferrarin. Do të jap gjithcka për të mundësuar që kjo të ndodhë, por ka ende shumë rrugë për të bërë’

Sainz u pyet se si do të jetë raporti i tij me Charles Leclerc dhe spanjolli u përgjigj se gjithcka do të shkojë mirë, ndërkohë që tregoi edhe sesi u ndje kur veshi për herë të parë tutën e Ferrarit

‘Cfarë ndjeva kur vesha tutën e Maranellos? Ishte një tutë zyrtare pa sponsor, e njëjta që do të përdor në provat e para dhe ishte në masën time-tha Sainz-kështu që të rri mirë që nga dita e parë. Hyra te një Ferrari për herë të parë dhe u ula. Po ju tregoj dicka, nuk vura helmetën dhe m’u desh të përdorja të Mark Gene. Le të themi që hera ime e parë te Ferrari ishte me një helmetë Gene. Ishte një ditë speciale që jam i sigurt se nuk do ta harroj kurrë.

Sfidanti.al