Kur Bielsa zbuloi Messin nga një video: Ma tregoni me shpejtësi normale?

Edhe kampionët e mëdhenj, më të mirët e të gjitha kohërave kanë qenë fëmijë. disa prej tyre nuk ishin ende fenomenët e ardhshëm, por për të tjerët një talent jashtë të zakonshmes u pa që në vitet e para. Në Rosario, psh. në mesin e viteve 90 ishin të shumtë ata që e kishin dëgjuar emrin Lionel messi. Qarkullonin zëra se ishte një vogëlush i destinuar të bënte historinë e futbollit, një pasues i mundshëm i Maradonës. Sigurisht, e kaluara tregon se etiketa ‘Diego i ri’ në ato anë jepej lehtë, por për Messin askush nuk gabohej. E megjithatë fakti që ai e la Arfgjentinën në moshën 13 vjecare e bënte Messin një të panjohur në pjesën tjetër të vendit.

këtë e vërteton një episod i treguar në librin ‘Messi, një gjeni i paplotësuar’ i gazetarit Ariel Senosian që arriti të mbledhë shumë histori që kanë të bëjnë me kapitenin e Barcelonës dhe Argjentinës, sic ishte historia e impaktit të parë të Marcelo Bielsës me Messin. Duke qenë se ishte nga Rosario, ‘El Loco’ supozohej të njihte djaloshin me aftësi të jashtëzakonshme. Por kur asistenti i tij, Claudio Vivas i tregon Bielsës në atë kohë trajner i Argjentinës, disa video të Messit kur luante në akademinë e Barcelonës, komenti i Bielsës ishte nga ata që të linin gojëhapur: ‘Po, por ma trego ta shoh me shpejtësi normale’.

Frazë që tregon se as vetë Bielsa nuk mund të besonte te aftësia e Messit të luante me një shpejtësi supersonike.

Dhe duhej konfirmimi i Vivas për të bindur Bielsën: ‘Marcelo, është në shpejtësi normale, është ai që luan shumë shpejt’. Një surprizë absolute për trajnerijn dhe të gjithë të tjerët, duke qenë se edhe trajneri i Argjentinës U17, Tocalli nuk e kishte idenë se kush ishte djaloshi Messi. Ky i fundit mori informacione nga argjentinasit që luanin në Spanjë, si Saviola që kishin dëgjuar të flitej për Messin por nuk e kishin parë kurrë të luajë. Rezultati; Tocalli nuk e ndjeu se duhet ta merrte në Botërorin e U17 në Finlandë në 2003 me Argjentinën që u rendit e treta duke bërë që trajneri të vetëakuzohej: ‘Jam një idiot, një idiot. po nuk ka asnjë që të më ndihmojë? Si është e mundur që për një lojtar të tillë të marr sinjalizime nga jashtë?’.

sfidanti.al