Mukoko shkruan historinë, por Dortmundi nuk fiton dot me “bebe”!

Përfundoi me humbje në fushën e Unionit të Berlinit, edhe pse një djalosh fare i parritur hapi një tjetër faqe historike në Bundesligë. Jusufa Mukoko, sulmuesi i Dortmundit, u bë shënuesi më i ri në kampionatin gjerman për të gjitha kohët, duke realizuar në moshën 16 vjeç e 28 ditë. Më herët, ai u bë lojtari më i ri në historinë e Bundesligës, dhe më i miriu debutues në Champions. Mukoko është i destinuar për gjëra të mëdha, por Dortmundi nuk duket të jetë i tillë.

As shkarkimi i trajnerit Favre nuk po ndihmon, pasi ndeshja u humb 1-2. Taiuo Auolil 57’, Jusufa Mukoko 60’ dhe Marvin Fridrih 78’ ishin autorët e golave. Mbrojtësi Humels pranoi se u bënë gabime që u pësuan dy gola, ndërsa portieri Byrki kritikoi shokët e skuadrës se nuk ishin aspak të disiplinuar në detyrat e tyre. Dortmundi ka 22 pikë duke mbetur gjithnjë e më prapa kreut (5 humbje në 13 ndeshje), ndërsa Unioni i Berlinit u ngjit në 21.

Sfidanti.al