Mercedesi nuk është më aksioneri kryesor i skuderisë kampione te botës në Formula 1; pjesë e skuadrës hyn Ineos në rolin e aksionerit, ndërkohë që Toto Wolff do të vijojë punën në të edhe për 3 vjet të tjerë në rolin e Shefit të Mercedes me mundësinë e ndryshimit të rolit të tij në momentin më të volitshëm për të, një lëvizje kjo që shkon për shtat me kërkesën e bërë nga Wolff për të udhëtuar më pak.
Tre aksionerët; Ineos, Mercedes e Ëolff do të kenë kuota të barabarta aksionesh 33.3%. Më përpara, Daimler kishte 60% të aksioneve dhe Wolff 30%. ‘Jam shumë i lumtur që do të nisë këtë kapitull të ri për skuadrën e Mercedes-komentoi Toto Wolff në komunikatën e publikuar nga skuderia gjermane-kjo skuadër është si një familje për mua. Kemi kaluar shumë momente me ulje e ngritje dhe nuk arrij dot të imagjinoj punën me një grup e persona më të mirë në këtë sport. Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj me ta në këtë epokë të re’.
Sfidanti.al