Maria Sharapova fejohet me multimilionerin Alex Gilkes

Maria Sharapova ka qenë një prej tenisteve që ka shënuar një epokë në sportin femëros edhe pse prej pak vitesh  është larg panoramës mediatike. Por në orët e fundit ajo u rishfaq me një lajm të ri në lidhje me jetën sentimentale, me ish tenisten që ka bërë një hap të rëndësishëm teksa u fejua me të dashurin e saj, multimilionerin, Alex Gilkes

‘Thashë ‘po’ që nga dita e parë që u njohëm. Ky ishte  sekreti ynë I vogël, apo jo?-shkruante Sharapova në postimin e saj në Instagram teksa publikoi disa foto të ciftit duke bërë të ditur fejesën e saj.

Nuk mbeti prapa i fejuari i Sharapovës, Alex Gilkes që iu përgjigj mesazhit të Sharapovës. ‘Më bëre një djalë shumë, shumë të lumtur. Shpresoj që të jetoj të gjithë jetën duke të dashur dhe mësuar prej teje-shkruante Alex Gilkes

Historia e dashurisë mes Sharapovës dhe Alex Gilkes nisi në fillim të vitit 2018 dhe kjo zgjati deri në tetor kur ata vendosën ta bëjnë publike lidhjen e tyre. Për momentin nuk ka një datë për martesën e ciftit, por të ftuar janë princat Uilliam dhe Harry që janë shumë miq të Alex Gilkes prej vitesh.

Sfidanti.al