‘Olivia nuk mund të luash futboll me djemtë’; Roma i dërgon një fanelë

Një dhuratë e parakohshme për Krishtlindje, ndoshta edhe 2. Kjo është historia e vogëlushes Olivia që ja tërhequr vëmendjen  medias në Itali dhe të rrjeteve sociale. Olivia u refuzua nga një skuadër futbolli që nuk parashikonte praninë e vajzave në sektorin e të rinjve. Vogëlushja, 7 vjec, u lëndua dhe klubi I bindur nga fjalët e saj e ndoshta edhe nga jehona mediatike ndryshoi mendje duke e lejuar atë dhe të gjitha vajzat e vogla të regjistrohen. Ishte kjo një dhuratë Krishtlindjeje për të cilën edhe skuadra e femrave të Romës deshi të japë kontributin e saj duke I dërguar Olivias një fanelë të skuadrës me firmat e të gjitha futbollisteve

Ishte kjo një tjetër dhuratë për një vogëlushe që padashur u bë protagonist e faqeve të para në media që solli edhe mobilizimin e futbollit të femrave dhe madje u ftua edhe nga futbollistet e Kombëtare italiane në Coverciano. As Roma nuk mbeti indiferente ndaj kësaj historie dhe u mor vendimi për t’I dërguar një fanelë që ajo të mund të ëndërrojë ta veshë një ditë në Serinë A. Se në cilën skuadër mbetet për t’u parë, por është e sigurt se Olivia tani fanelën me nr.10 nuk e heq më.

Sfidanti.al