Hungarezi Soboslai, lojtari që krijon më shumë gola në Europë!

E ardhmja e tij duket e përcaktuar, tek Lajpcigu për nja 26 milionë euro, por për momentin Dominik Soboslai po ndihmon Salcburgun në Bundesligën e Austrisë. Rendimenti i tij është kaq i madh saqë Observatori i Futbollit (CIES) e nxjerr si lojtarin që ka krijuar më shumë gola në Europë. Ai ka 10 asiste, po aq sa Kevin De Brujni i Man. Sitit, por në më pak ndeshje, ndërsa në vend të tretë është Di Maria i Paris SG me 8. Sezonin e kaluar pati 12 gola dhe 18 asiste (De Brujni pati 16 gola e 23 asiste, pra Soboslai është rritur shumë këtë edicion, edhe pse luan në një kampionat më të lehtë, siç është ai austriak. Në total, ai ka krijuar më shumë raste për gol në të gjithë Europën, pra edhe ato raste që janë humbur nga shokët e skuadrës, ndaj quhet “motori i Europës”.

Sfidanti.al