Cech i kthehet futbollit, si ‘portieri i emergjencës Covid’

Petr Cech, portieri legjendar cek që u tërhoq në maj të 2019, iu rikthye fushave të lojës pas 565 ditësh. 36 vjecari ishte titullar në ndeshjen e skuadrave rezervë të Chelsea dhe Tottenham në Kingsmeadoë. Cech që ndeshjen e fundit e luajti në maj të 2019 me Arsenalin në Europa League, pësoi 2 gola në këtë derbi londinez të rezervave.

Me rikthimin në fushë Cech pësoi golin e parë pas vetëm 2 minutash lojë, ndërsa tjetrin e pësoi në minutën e 17. Në pjesën e dytë Chelsea përmbysi gjithcka teksa shënoi 3 gola për të fituar ndeshjen. Petr Cech, një ndër portierët më të mirë që ka parë futbolli në dekadat e fundit gjatë karrierës së tij është aktivizuar me F. K. Chmel Blany, A. C. Sparta Pragë, Stade Rennais F. C., Chelsea F. C. y Arsenal F. C.

Në nëntor të 2020 ai u bashkua në stërvitjet e Chelseat si portieri i emergjencës Covid-19 dhe është një lojtar pa kontratë.

Sfidanti.al