CR7 është kampion i penalltive, por Ledio Pano e kalon!

Portugezi vlerësohet si një gjigand nga pika e 11 metrave dhe statistikat e tregojnë qartë. Kristiano Ronaldo ka realizuar 133 penallti nga 158 që ka gjuajtur gjithsej në karrierë, me mesatare 84 për qind dhe kjo është vërtet shumë. Gjithsesi, në futbollin botëror ka lojtarë të tjerë që mund të kenë gjuajtur më pak, por që kanë gabuar gjithashtu më pak. Sipas statistikave, Ledio Pano, djali i legjendës së futbollit shqiptar Panajot Pano, ka shënuar më shumë se 50 penallti radhazi, në vitet 1986-2001 duke luajtur në Shqipëri (Partizani) e në Greqi, e duke mos humbur asnjë. Të shquar tek 11-metërshat janë anglezi Le Tisier (Sauthempton), kroati Ivan Krstanoviç (Slaven Belupo), anglezi tjetër Riki Lambert, ndërsa legjenda gjermane, Lotar Mateus humbi vetëm 3 nga 30 penallti të gjuajtura.

Sfidanti.al