Franca bie në gjunjë para Benzemasë

Prestigjiozja France Football ka hapur një debat interesant në Francë: ‘A është Benzema sulmuesi më i mirë francez në histori?’. Pyetja është ngritur në momentin kur Benzema hyri në Top-5 të shënuesve më të mirë në historinë e Ligës së Kampioneve, ndërkohë që është lojtari I huaj me më shumë ndeshje në historinë e Realit të Madridit me 527.

Këtyre u shtohet një palmares për t’u pasur zili; 4  Liga Kampionesh, 7 tituj kampionë Ligash(3 në Spanjë dhe 4 në Francë), 4 Botërorë Klubesh. Në debatin e hapur nga France Football, Benzema krahasohet me emra të tjerë të mëdhenj të futbollit transalpin si Henry, Papin, Platini dh Kopa. I vetmi që është pranë Benzema sipas France Football është Henry, edhe ky me shifra impresionuese. Ish sulmuesi i Arsenalit e Barcelonës ndër sukseset e tjera ka edje një titull botëror e një Evropian me Francën, tek e cila vazhdon të jetë shënuesi më i mirë me 51 gola. Po kështu ai ka fituar 2 herë premier league dhe 2 herë La Liga, ndërsa në 1 rast ka fituar Champions League dhe Ligue 1

Benzemasë i mungojnë triumfet me Francën sepse për një kohë të gjatë është lënë jashtë kombëtares për shkak të polemikës me Valbuenën që bëri që deschamps most a grumbullojë më dhe Botërorin e 2018 e pa nga televizori.

Është pikërisht Franca pika e fortë e Platini; me 9 gola të shënuar në Evropianin e 1984. Kësaj i shtohen 3 Topa të Artë, një trofe për të cilin Benzema gjithnjë ka qenë i eklipsuar nga Cristiano Ronaldo e Lionel Messi. Në këtë moment, francezërt e kanë të qartë pasi në mbi 4000 vota, 71% e tyre janë për ‘po’,ndërsa 29% zgjedhin ‘Jo’. Kjo do të thotë se pavarësisht mungesës në përfaqësuesen franceze, në vendin transalpine po vlerësohet ajo cfarë ka arritur Benzema me Realin e Madridit.

Sfidanti.al