Jurgen Klopi nuk ishte aspak i qetë në përfundim dhe kjo nuk është një shenjë e mirë. Trajneri gjerman njihet si një nga trajnerët më sportivë të futbollit, një “adoleshent” i përjetshëm, por edhe atij i ishin bërë nervat “tel” pas barazimit 1-1 të Liverpulit të tij në fushën e Fulhamit. Barazimi i Totenhemit më herët, po 1-1, në derbin me Kristël Palasin, i kishte dhënë të kuqve shansin për t’u shkëputur të vetëm në krye veçse ata nuk e shfrytëzuan dot.
“Nuk mund të shkruaj një libër, dhe ta vendos në fushë që ta lexojnë lojtarët e mi, – tha Klopi me nerva, – lojtarët e mi kishin nevojë që të zgjoheshin pas një gjysmë ore të parë shumë të keqe”. Bobi Reid kaloi vendasit në epërsi në 25’, dhe u desh një penallti e kthyer në gol nga Salahu në 79’ për të marrë të paktën pikën. Liverpuli mbetet në vendin e dytë me 25 pikë, po aq sa Totenhemi, por me golaverazh më të dobët. Për më tepër, Klopi mbeti pa qendërmbrojtës tipik pas dëmtimit që pësoi Zhoel Matip.
Sfidanti.al