Gjermania dhe turpërimi nga Spanja, Havertz: Do të kalojmë 6-0, jemi një ekip i ri

Humbja poshtëruese 6-0 ndaj Spanjës do të sjellë reagimin e skuadrës gjermane të futbollit. Kjo është bindja e shfaqur nga mesfushori Kai Havertz në një intervistë për Sky gjerman

‘Besoj se një ekip i ri si ai që kemi ne do të marrë mësimet nga humbja 6-0-tha Havertz-do ta kalojmë këtë, do të ndodhë kështu me shumë siguri. Kemi një skuadër cilësore’

Havertz, 21 vjec shfaqi edhe kënaqësinë e tij për konfirmimin e Joachim Loew në pankinën e Gjermanisë në Evropianin e vitit të ardhshëm.

‘Jemi shumë të kënaqur me trajnerindhe ende kemi shumë për të bërë në të ardhmen-vijoi Havertz-mediave dhe tifozëve u kërkoj të bëjnë durim’.

Kai Havertz foli në lidhje me kthimin e mundshëm në përfaqësuese të Thomas Müller, Mats Hummels dhe Jérôme Boateng, të cilët janë lënë jashtë skuadre nga ana e Loew që nga viti 2019, por pa dhënë një opinion të qartë

‘Për mendimin tim, janë futbollistë të jashtëzakonshem që bënë gjëra të mëdha për ekipin-tha Havertz-por ne nuk mund të flasim për këtë, duhet ta bëjë trajneri . Do të ishte një gabim  për mua që të jepja opinionin për këtë’

Sfidanti.al