Konte mos u mërzit, edhe Milani i Sakit u turpërua para se të bëhej i madh!

Ishte vjeshtë e dytë e vitit 1987, e ndërsa në Gjermaninë Lindore dhe në Shqipëri vazhdonte të ngrihej ylli i Flamurtarit të Vlorës, në një stadium jo edhe aq modern si “Via del Mare” i Leçes, ndodhte tragjedia e një skuadre që ishte ndërtuar për t’u bërë e madhe. Vlonjatët eleminuan Vizmutin e Aues (0-1, 2-0), ndërsa gjigandi italian, Milani, u eleminua nga Espanjoli në turin e dytë të Kupës UEFA, me humbje 0-2 në shtëpi e barazim 0-0 në Spanjë. Ishte Milani i Berluskonit, i Sakit, i Van Bastenit, Gulitit, Maldinit, Barezit, Ançelotit, Donadonit, Virdisit e Tasotit.

Të gjithë këtë e kujtuan për t’i dhënë zemër Antonio Kontes që të mos bjerret pas eleminimit të bujshëm nga Championsi, madje nga Europa, pas barazimit pa fat 0-0 ndaj Shahtarit në “San Siro”. Milani i atëhershëm fitoi titullin e Serisë A pas një dueli të madh me Napolin e Maradonës, ndërsa sezonin pasardhës (pasi mori edhe Rajkardin) nisi dominimin dyvjeçar në Kupën e Kampionëve. i tillë është futbolli, dhe Konte ka aq shumë përvojë si trajner dhe si lojtar që ta dijë. Nëse kjo do të lehtësojë ekipin për t’u përqëndruar tërësisht tek Seria A, dhe nëse titulli fitohet, çdo gjë do të justifikohet.

Sfidanti.al