Paris Saint Germain ka nisur punën për rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe. Talenti francez ka me kampionët e Francës një kontratë deri në vitin 2022 dhe ende nuk e ka rinovuar atë, ndërkohë që situata e tij po ndiqet me vëmendje nga Reali i Madridit. Sipas RMC Sport, Drejtori Sportiv i Paris Saint Germainit ka zhvilluar një takimn të parë me personat që janë pranë futbollistet pikërisht për të diskutuar për kontratën e re të 22 vjecarit
Media franceze flet për një ofertë të Paris Saint Germainit për një kontratë me pagë 40 milionë Euro në sezon dhe në rast se futbollisti do ta oftrojë, atëherë klubi francez do të rrisë ofertën e tij deri në 60 mlionë Euro në sezon së bashku me bonuset që do ta bënte atë futbollistin më të paguar në botë duke lënë pas Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe Neymar
Është kjo një ofertë praktikisht e parefuzueshme për Kylian Mbappe që në 137 ndeshje me Paris Saint Germainin ka arritur të shënojë 100 gola
Sfidanti.al