Mesi është një “luan i plagosur”, që nuk dihet kur do të shërohet!

Dikush mund të thotë se rezultati ishte Ronaldo 2 e ai 0. Ky do të ishte një përshkrim shumë sipërfaqësor i asaj që ndodhi në tapetin e shkëlqyer të barit të “Kamp Nout”, kur superylli argjentinas ndryshe nga sa e tregon rezultati 3-0 për Juventusin dhe dy golat e shënuara nga portugezi, ishte thuajse një hero. Kapiteni katalanas realizoi 7 gjuajtje në kuadrat, dhe 11 gjuajtje gjithsej drejt portës italiane, ndonëse nuk shënoi gol. Agjensia e statistikave, OptaHoze (OptaJose) saktëson se kjo është shifra më e lartë e gjuajtjeve nga një lojtar në një ndeshje të Championsit pa shënuar gol të paktën që nga viti 2003-2004. “I palodhshëm” ishte vlerësimi i agjencisë për Mesin, i cili duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ai ngjan si një “luan i plagosur”, por që nuk dihet se kur do të shërohet.

Sfidanti.al