Ish trajneri i Danimarkës kritikon Conten: Eriksen? Trajtim poshtërues, është tepër i mirë për Interin

Christian Eriksen po përjeton një periudhë të vështirë tek Interi teksa në 4 ndeshjet e fundit në Serie A është aktivizuar vetëm për 6 minuta. Age Hareide e njeh shumë mirë mesfushorin pasi ka punuar me të për 4 vjet në kombëtaren daneze. ‘Në radhë të parë, mendoj se është për të ardhur keq për Christianin-tha Hareide-por mendoj se është dicka e gabuar që Conte e lë kaq shpesh jashtë skuadre’

Gazetari: Mendoni se trajtimi ndaj Eriksen është poshtërues?

Hareide: ‘Këtë e kemi kuptuar. Është poshtëruese të hysh në fushën e lojës në minutat shtesë sic ndodhi në ndeshjen me Bolognën. Për mendimin tim, ai është shumë I zoti për të luajtur me Interin. Ka treguar se është një futbollist i rëndësishëm si për Danimarkën ashtu edhe për Tottenhamin në Premier League, ku ka qenë një futbollist kyc’

Gazetari: Po të ishit agjenti i Eriksen, do ta inkurajonit që të ndërronte skuadër?

Hareide: ‘Nuk e di. Nuk varet nga unë. Christian dhe agjenti i tij duhet ta kuptojnë. Por është e qartë se situata nuk është aspak optimale’.

Sfidanti.al