Villarreal-Qarabag shtyhet për shkak të Covid-19

UEFA shtyn ndeshjen e Europa League mes Villarealit dhe Qarabag. Skuadra azere i kërkoi qeverisë së futbollit evropian këtë shtyrje ndeshjeje për shkak të rasteve të shumta me covid-19 në skuadër dhe UEFA e pranoi këtë kërkesë. Në orët në vazhdim do të vendoset nëse do të kërkohet një datë tjetër për zhvillimin e kësaj sfide, apo ajo do të pezullohet përfundimisht duke parë se ishte një sfidë ku asnjëra prej skuadrave nuk luante për objektivat e saj në grup.

Qarabagu raportoi për 11 të prekur nga coronavirusi nga skuadra e parë, shifër së cilës i shtohen edhe lojtarët e dëmtuar. Në komunikatën e tij Qarabagu bëri të ditur se në listën e lojtarëve me Covid-19 ishin edhe Shahruddin Mahammadaliyev dhe Jaime Romero që i bashkohen pjesës tjetër të kësaj liste që përbëhej nga: Gara Garayev, Emil Balayev, Ismail Ibrahimli, Toral Bayramov, Mahir Emreli, Abbas Huseynov y Kevin Medina. Ndërsa lojtarët Maxim Medvedev dh Musa Gurbanli, duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në karantinë, ndërsa të dëmtuar janë  Bedavi Huseynov dhe Patrick Andrade.

Sfidanti.al