Barcelona, Pjanic shfryn: Dua të luaj, më shumë se kaq nuk di cfarë të bëj

‘Kisha nevojë për stimuj të rinj. Pas 9 vitesh në Itali kërkoja sfida të reja dhe Barcelona ishte ëndrra ime-kështu tha Miralem Pjanic ditën e prezantimit të tij si futbollist i Barcelonës. Por pas vetëm 3 muajsh, duket se mesfushori boshnjak është penduar sepse ka luajtur shumë pak dhe në shumë ndeshje ka qenë në rolin e spektatorit.

Bilanci flet për 6 ndeshje në La Liga dhe vetëm në 1 prej tyre ai ishte titullar dhe 5 në Ligën e Kampioneve të gjitha të nisura nga minuta e parë që kanë përkuar edhe me fitore të Barcelonës për një total prej 551 minutash aktivizim.

‘Dua të luaj më shumë-tha Pjanic në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport në prag të sfidës me Juventusin-kur trajneri më kërkoi të hyj, bëra mirë.Më shumë se kaq nuk e di se cfarë mund të bëj’

Sigurisht që Pjanic  e ndjen mungesën e Italisë.

‘Nëntë  vitet e mi në Itali kanë qenë shumë të bukur-shtoi Pjanic-te Roma dhe Juventus jam ndjerë shumë mirë, kam përjetuar sezone të rëndësishëm. Tani kam këtë sfidë të re me klubin më të madh në botë dhe duhet të rihyj në lojë’.

Sfidanti.al