Quhet Gabrielë Frehse, është drejtuese e një skuadre në sportin e gjimnastikës, dhe për momentin statusi i saj është “e pezulluar”. Kjo ndodhi pasi sportistet e saj në klubin e gjimnastikës në Kemnic të Gjermanisë (Chemnitz) deklaruan se trajnerja e tyre i torturonte në stërvitje, por sidomos nga ana psikologjike. Kështu thanë kampionia e botës në traun e ekuilibrit, Paulinë Shefer (23 vjeç), motra e saj 19-vjeçare Helena dhe gjimnaste të tjera.
“Nuk ka qenë synimi im që t’i lëndoj, – thotë Frehse, – më vjen keq nëse ka ndodhur. Unë thjesht kam dashur që të kem një efekt motivues tek gjimnastet e mia. Akuzat nuk janë të vërteta, sepse në sportin profesionist duhet të torturosh veten që të arrish nivele të larta, duhet të punosh fort”. Nuk dihet nëse trajnerja do të kthehet në punë, ndërsa këtë do ta vendosë hetimi i një komisioni të pavarur.
Sfidanti.al