Juventus, Demiral sërish ‘knock out’, dëmtim në kofshën e djathtë

Juventus merr lajme të këqija; Merih Demiral do të duhet që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 10 ditë për shkak të një dëmtimi muskular të pësuar në kofshën e djathtë. Mbrojtësi u dëmtua gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndaj Dinamos së Kievut dhe u zëvendësua nga Dragusin, 20 minuta nga fundi i ndeshjes. Gjendja fizike e futbollit turk do të vlerësohet sërish pas 10 ditësh

Për Demiral me fjalë të tjera bëhet fjalë për një tjetër ndalesë pas rikthimit në fushat e lojës pasi nuk luajti ndaj Ferencvaros e Beneventos për një zgjatje të muskulit ilopsoas në këmbën e djarthtë, Me Chiellinin, sërish jashtë fushave të lojës do t’i takojë Danilos që të jetë me Bonuccin dhe De Ligt në mbrojtje në ndeshjen ndaj Torinos.

Sfidanti.al