Juventus, Chiellini ndalet sërish, probleme në kofshën e djathtë

Nuk ka paqe për Giorgio Chiellinin. Në prag të sfidës së Ligës së Kampioneve kundër Dinamos së Kievit, kapiteni i Juventusit u ndal në fund të seancës së fundit stërvitore që zhvilloi me pjesën tjetër të skuadrës për një problem në kofshën e djathtë. Chiellini sapo ishte riaftësuar nga dëmtimi në bicepsin femoral të kofshës së majtë dhe ishte destinuar të ishte i përfshirë në listën e të grumbulluarve të trajnerit Pirlo.

Por atëherë kur nuk pritej, u shfaq ky dëmtim. Sërish në dispozicion të trajnerit italian do jetë Demiral që e mori veten nga dëmtimi i tij muskular, ndërkohë që probleme ka edhe portieri Buffon që do të mungojë në sfidën e radhës.

Në rastin e Demiral, vështirë se ai do të jetë në fushën e lojës ndaj Dinamos së Kievit, por ka të ngjarë që të jetë në derbin me Torinon pasi të ketë kryer disa séanca stërvitore. Ndërsa Bonucci që pati një problem muskular gjatë periudhës së pauzës së ndeshjeve të kombëtares, u kthye në skuadër në ndeshjen e së shtunës ndaj Beneventos ku për të 90 minutat qëndroi në pankinë. Ndaj Dinamos së Kievit pritet të jetë titullar përkrah De Ligt.

Sfidanti.al