Në Argjentinë vazhdojnë hetimet për të gjetur shkaqet e vdekjes së Diego Armando Maradonës, por në vendin amerikanoltin po diskutohet edhe cështja e trashëgimisë së legjendës së futbollistit, një trashëgimi që do të duhet të shpërndahet mes fëmijëve të shumtë të tij. Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’ që citon një gazetar argjentinas që është shumë pranë ‘El Diez’, në këtë moment, trashëgimia e Maradonës është rreth 75 milionë Dollarë banesa në të gjithë botën, sponsorizime(ajo me Pumën dhe dy kompani videolojërash), investime në Venezuelë e Itali, pasuri të tjera të lëna në Dubai(shtëpi dhe makina luksi) dhe Bjellorusi(një unazë e cmuar, madje edhe një tank).
Sic dihet Maradona ka zyrtarisht 5 fëmijë raportet mes të cilëve nuk janë të mira; Dalma dhe Giannina(nga martesa e vetme me Claudia Villafane), Jana(me Valeria Sabalain), Diego Jr(djali i Cristina Sinagras të cilin e njohu në 2007) dhe Diego Fernando, djali me Veronica Ojeda. Por tani zbulohet se janë të paktën edhe 6 fëmijë të tjerë të Maradonës që kërkojnë njohjen e atësisë; një në La Plata, Santiago Lara, një në Buenos Aires dhe të paktën 4 në Kubë.
Sfidanti.al