Juventus humbet Alvaro Moratën për ndeshjet me Torinon dhe Genoan. Gjykatësi Sportiv e ndëshkoi me 2 ndeshje pezullim sulmuesin spanjoll që u ndëshkua me karton të kuq pas fërshëllimës së fundit të arbitrit në ndeshjen me Beneventon me motivimin se iu drejtua arbitrit me një gjuhë jo të sjellshme
‘Ajo ishte një penallti koti-ishte fraza e Moratës e shoqëruar me një fjalë tjetër fyese të tepërt në drejtim të arbitrit Pasqua. Një fjalë që do të detyrojë trajnerin Pirlo që në dy ndeshjet e radhës së Serie A të bëjë pa sulmuesin më në formë dhe që komunikon më mirë me Cristiano Ronaldon.
Sfidanti.al