Nuk është bërë ende asgjë konkrete, por duket se gjermani realizoi një tjetër operacion të befasishëm. Ndërsa gjithë bota priste që ai të investonte tek emra të njohur si Upamekano apo ndoshta Kulibali, trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, sapo kishte pikasur diçka tjetër. Ndihmuar nga “gjahtarët” e tij në klub, por edhe nga shorti i Championsit, ai ia vuri syrin mbrojtësit të Ajaksit, Perr Shurrs. Gazetari holandez, Majk Vervaj, shkruan se 21-vjeçari i ka bërë përshtypje shumë të mirë Klopit pas ndeshjes së parë në Champions mes Ajaksit dhe Liverpulit, ndërsa transferimi mund të kryhet në janar për 30 milionë euro. “Nëse Liverpuli jep 30 milionë euro, Ajaksi do të pranojë”, – deklaron ai, ndonëse shton se nuk ka ende gjë konkrete, por mbrojtësi është në listën e Klopit. Liverpuli ka probleme me mbrojtjen pasi janë dëmtuar dy qendërmbrojtësit Van Dajk dhe Gomez.
Sfidanti.al