Maradona dhe Fidel Kastro, simbolika e vdekjes në të njëjtën ditë!

Gjatë jetës ishin miq të ngushtë dhe kjo nuk u fsheh ndonjëherë. Diego Armando Maradona ishte shumë i lidhur me udhëheqësin kuban, njeriun që udhëhoqi revolucionin në Kubë, dhe duket se ajo që i bashkonte ishte ndjenja prej amerikanolatinësh përkundër një superfuqie si SHBA apo edhe epërsisë së disa shteteve perëndimore ndaj vendeve të tjera. Të dy këta personalitete vdiqën në të njëjtën ditë të nëntorit, 25, kubanezi në 2016 dhe argjentinasi në 2020.

Fidel Kastro bëri shumë për Diegon, duke e kuruar që t’i shpëtonte varësisë nga droga. Një prejardhje e përbashkët edhe pse të lindur mijëra kilometra larg, dhe me diferencë në moshë prej shumë vitesh. Kur Maradona lindi, Kastro e kishte bërë revolucionin në Kubë. Të dy ishin të natyrës së udhëheqësve të fortë, nga ata që dalin në vende me probleme, e me kontraste të mëdha sociale, të dy romantikë, pra në një lloj mënyre klasikë, tipa që do t’i gjejmë gjithnjë e më pak sa më shumë të kalojë koha. Nuk do të ketë për ta nostalgji në formë varësie, por një ngrohtësi për angazhimin e tyre social, për faktin se ishin flamuj.

Fideli, njeriu që donte barazinë dhe që u përpoq ta bënte “nga lart”, siç ndodhi në të gjitha vendet ish-socialiste, njeriu që vlerësonte nderin dhe miqësinë më shumë sesa paratë, dhe Maradona, njeriu që fitoi miliona dollarë në karrierën e tij, por për të cilin paratë nuk luajtën pjesën kryesore në jetë, duke e ndihmuar, po aq sa duke e shkatërruar. Nuk mund të bëhesh “njeriu i popullit” nëse mendon që të shtosh llogarinë në bankë, dhe përderisa je e vlerësohesh si i tillë, do të thotë se populli ka nevojë për një njeri të tillë. Kur të vijë dita që të mos ketë nevojë, atëherë nuk do të ekzistojnë më Fidel Kastro e Maradona.

Sfidanti.al