Nuk është se drejtuesit bavarezë e kanë hedhur poshtë Hansi Flikun, apo po i ndërhyrjnë në punët teknike në skuadër. Jo, nuk flasim për këtë, por lajmet nga Gjermania janë që trajneri kërkon paqe në skuadër, dhe kjo nuk po vjen. Ka dy raste që kanë krijuar turbullirë, i pari i David Alabës dhe tjetri i Zherom Boatengut. Të dy mbrojtësit duket se nuk do të kenë të ardhme afatgjatë në Mynih, diçka për të cilën Fliku nuk ndihet aspak mirë.
“Ajo që më intereson mbi të gjitha është qetësia dhe harmonia në ekip”, – tha ai pak ditë më parë, dhe kjo tingëlloi si kritikë për presidentin Hainer që e kishte bërë publike çështjen “Alaba”. Po Boatengu? Mbrojtësi nuk po merr kontratë të re, pikërisht në këto momente kur të tillë si Lotar Mateus apo Bastian Shvajnshtajger kanë kërkuar hapur kthimin e tij në kombëtaren gjermane. “Bildi” bën një provokim gazetaresk kur titullin se “përse Bajerni nuk e dëgjon trajnerin e tij, fitues të trefishtë?!” Gjithsesi, është një provokim që e ka një bazë.
Sfidanti.al