Një gazetë italiane kujton fjalët që Antonio Konte tha kur u prezantua si trajner i zikaltërve në krah presidentit Çang dhe Bepe Marotës. “Nuk do të jetë më një Inter i çmendur”. Vërtet, por kjo çmenduri është kthyer në një makth i vërtetë, të paktën në “San Siro”. Këtë sezon, skuadra milaneze ka qenë gjithnjë në humbje në shtëpinë e saj, pavarësisht se në Champions apo në Serinë A. Le të kujtojmë fitoren 4-3 ndaj Fiorentinës (nga 2-3), derbin e humbur ndaj Milanit 1-2 (pas 0-2), më pas ndeshjen në ndaj Gladbahut që doli 2-2, pasi gjermanët kryesuan 2-1. Më tej, barazim 2-2 me Parmën kur miqtë ishin në epërsi 2-0, ndërsa me Torinon ishin sërish 0-2 dhe fituan 4-2. Dy herë përmbysja u krye e plotë, dy herë përgjysmë dhe vetëm në derbi nuk u arrit. Po ndaj Realit, që luhet të mërkurën në Ligën e Kampionëve? Ndoshta tifozët do të donin që ajo ndeshje të luhej sa më larg “San Siros”. Në fund të fundit, për shkak të pandemisë, ata nuk do të jenë!
Sfidanti.al