Fjalët e Zidanit, të babait dhe klauzola 700-milionëshe e Iskos!

I pyetur pas ndeshjes së barazuar në Vijarreal për La Ligën, trajneri i Realit hodhi poshtë zërat për një largim të mundshëm të futbollistit. “Isko është lojtar i yni, nuk dëshiron të ikë”, – tha Zinedin Zidani, por mediat spanjolle e përgënjeshtruan shpejt. “AS” dhe “Marka” shkruajtën se Isko ka dy vjet me sherre, dhe se babai i tij ka shkuar në “Bernabeu” dhe i ka kërkuar presidentit Florentino Perez që djali i tij dëshiron të shkojë diku tjetër. Gjithsesi, “AS” thekson se Isko ka kontratë në Madrid deri në 2022 dhe se për të ekziston një klauzolë prej 700 milionë eurosh. Kjo ka bërë që të mos ketë asnjë ofertë për futbollistin, sepse në këtë kohë askush nuk mund të mendojë jo për 700 milionë, por as për gjysmën apo një të tretën e kësaj shume. Zidan është në hall, dhe po pret. Ai ende ka shpresë që Isko të reagojë, të paktën siç shkruajnë mediat, ndaj edhe nuk po ia rinovon kontratën Luka Modriçit, ndonëse kroati po luan shumë mirë.

Sfidanti.al