Juventus, dëmtohet Demiral; mungon në ndeshjen ndaj Ferencvaros

Juventusi do të duhet të bëjë pa Merih Demiral për të paktën 10 ditë. Mbrojtësi turk iu nënshtrua rezonancës manjetike në J Medical që zbuloi një zgjatje të muskulit ileopsas në këmbën e djathtë. Koha e rekuperimit është vlerësuar në 10 ditë. Për Demiral që ishte titullar në ndeshjen ndaj Cagliarit përkrah De Ligt, kjo do të thotë se nuk do të luajë në ndeshjen e Champions League kundër Ferencvarosit dhe transfertën e kampionatit ndaj Beneventos.

Sfidanti.al