Bundesliga rifilloi aktivitetin pas pauzës së kombëtareve, por debatet në Gjermani pas humbjes së rëndë së skuadrës së Joachim Loew ndaj Spanjës 6-0 në Ligën e Kombeve vazhdojnë të jenë të ndezura. Edhe pse Federata Gjermane e Futbollit vendosi të konfirmojë trajnerin aktual, zërat kritikë ndaj tij sa viojnë e shtohen dhe një prej tyre është edhe Jurgen Klinsmann që e drejtoi Gjermaninë në 2004-2006 duke pasur pikërisht Loew si asistentin e tij.
Klinsmann ngriti dyshimin se përse Joachim Loew nuk grumbullon sërish në kombëtare futbollistë si Mueller
‘Mueller është një lider-tha Klinsmann-te Bayerni vazhdon të jetë i përfshirë pasi është ai që i mban në vijë të rinjtë, Sane, Gnabry. Të gjithë ndjekin Mueller në fushën e lohës dhe kjo është arsyeja që Bayerni është i pathyeshëm në Ligën e kampioneve për kaq kohë .
Vetë Mueller që ka regjistruar një start fantastik të sezonit me 6 gola dhe 8 asiste, e bëri të qartë pas ndeshjes mes Bayernit dhe Werderit se as ai e as Hummels e Boateng nuk i kanë të mbyllura dyert e kombëtares gjermane për një rikthim të mundshëm.
‘Sic e kam thënë më parë, asnjë nga ne nuk është dorëzuar-tha Mueller për Sky duke mos e fshehur trishtimin për atë cfarë ndodhi në ndeshjen e luajtur në Sevilla-Dhembi. Është e qartë se vuaj për shokët e mi të ekipit, lojtarët që njeh dhe me të cilët ke luajtur, por edhe për tifozët’.
Sfidanti.al