E ardhmja e Christian Eriksen vazhdon të jetë një cështje te Interi. Beppe Marotta ka folur për danezin përpara ndeshjes me Torinon e fituar nga zikaltrin 4-2 dhe ishte shumë i qartë në atë që tha.
‘Nuk duhet të mbajmë asnjëherë një futbollist që dëshiron të transferohet-tha Marotta-Eriksen po sillet si profesionist, duhet të bëjmë vlerësimet e duhura. Ai tani është në dispozicion të Contes dhe ajo që po bën trajneri është në interesin e klubit dhe të vetë futbollistit. Për momentin nuk kemi marrë kërkesa specifike nga futbollisti, por në momentin e duhur do të shfrytëzojmë kombinimet e duhura’
Eriksen po has në vështirësi në gjetjen e hapësirave në skemat e Contes te Interi dhe vazhdon t’i japë klubit milanez mesazhe të qarta teksa sesioni i merkatos së muajit janar po afron. Sinjale që duket se Interi i ka marrë shumë mirë dhe që mund të sjellin si pasojë largimin e mesfushorit.
Sfidanti.al