Dortmundi ka një varësi nga Halandi, dhe nga … pija e tij energjetike!

Nëse do të fitohet Bundesliga, kjo do të jetë falë tij, të paktën në lojën sulmuese. Borusia e Dortmundit ka një varësi të qartë nga Erling Halandi dhe shumë rrallë një lojtar 20-vjeçar mund të ketë qenë kaq i rëndësishëm për ekipin e tij. Sulmuesi norvegjez shpërtheu në pjesën e dytë me 4 gola, pas një pjese të parë anemike dhe 20-vjeçare deklaroi se kjo ndodhi pasi ai piu një pije energjetike. “Ajo më bëri me krahë në pushim dhe pas atij momenti gjithçka shkoi mirë”, – tha ai, duke perifrazuar reklamën e Red Bullit.

Fitorja ishte 5-2 në fushën e Hertës, një tregues i qartë i forcës sulmuese të trajnerit Favre (nënkupto, i forcës sulmuese të Halandit). Halandi ka 10 gola në 7 ndeshje të Bundesligës, një më pak se shënuesi më i mirë Levandovski, e duket se gara do të jetë e fortë këtë sezon. Në total, ai ka 15 gola në 12 ndeshje për klubin, ndërsa gjithë pjesa tjetër e skuadrës ka shënuar 18! Në Dortmund, norvegjezi po mban ritmin mbi një gol për ndeshje: 31 në 30! Dortmundi ka 18 pikë, një më pak se Bajerni kryesues, dhe me një Haland të tillë mund ta mendojë titullin, edhe pse është e qartë se do të jetë e vështirë.

Sfidanti.al