Kur shqiptari i Kosovës është i frymëzuar vështirë të ndalet nga ndokush. E tregoi sërish Bernard Berisha se zotëron jo vetëm shpejtësinë dhe forcën fizike, por edhe talentin, intuitën dhe aftësitë udhëheqëse, dhe kjo ndodhi ndaj kampiones në fuqi të Rusisë, Zenitit të Shën Peterburgut. Në duelin mes ekipit të ashpër të Premier Ligës (Ahmatit) dhe atij më korrektit (Zenitit), kapiteni vendas me numrin 7 bëri gjithçka shumë mirë dhe ia doli të ndalte miqtë nga kryeqyteti i dytë rus. Fillimisht, barazoi 1-1 duke i shpëtuar pozicionit jashtë loje e duke gjuajtur në nivelin më të lartë me të jashtmen e shputës së këmbës. Pas pushimit, pak minuta pasi Dejan Lovren kaloi sërish Zenitin përpara, Berisha përfitoi nga një penallti që u quajt e diskutueshme nga miq të, duke realizuar me Panenka. Një tjetër ndeshje e madhe për të, pas asaj të pak ditëve më parë kur doli më i miri në fushë dhe hyri në formacionin e javës. Me gjasë, përsëri mund t’ia dalë, ndërsa Ahmati është në vendin e 5-të në Premier Ligë me 24 pikë në 15 javë.
Sfidanti.al