Çfarë goditjeje “Kovid”, një javë pa shqiptarë në Serinë A

Asnjëri prej tyre me gjasë nuk do të zbresë në fushë këtë të shtunë e të dielë. Futbollistët shqiptarë janë të shumtë në Serinë A, veçse goditja nga infektimet e koronavirusit ka qenë e fortë dhe totale. Tomas Strakosha u kthye tek Lacio pasi doli negativ, por ai ka qenë disa kohë jashtë skuadrës ndaj do të jetë në stol me Reinën titullar. Marash Kumbulla i Romës mungon pas testit pozitiv me Kovid, Berat Gjimshiti është lënë në shtëpi nga trajneri i Atalantës, Gasperini, për shkak të lodhjes nga 3 ndeshje me kombëtaren.

Ardian Ismajli po ashtu nuk është llogaritur tek Specia për ndeshjen ndaj Atalantës, edhe ky për shkak të lodhjes, ndërsa ka luajtur pak. Napoli nuk ka Amir Rrahmanin, shqiptarin e Kosovës, për shkak dëmtimi, por edhe Kovidi, ndërsa Napoli nuk do të ketë Elseid Hysajn, gjithashtu pozitiv në testin me kovid. Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Muriqi, pritet të jetë në stol për Lacion.

Sfidanti.al