Lionel Messi kthehet të jetë temë diskutimi pas shfryrjes së tij në momentin që mbërriti në aeroportin e Barcelonës duke bërë që të flitet sërish për largimin e tij. Trajneri i klubit katalanas, Ronald Koeman foli në prag të ndeshjes me Atletico Madrid duke shprehur besimin se argjentinasi në fund do të qëndrojë.
‘Messi? Mendoj se do të qëndrojë. Nuk e shoh larg Barcelonës-tha Koeman-ka edhe një vit kontratë me ne dhe mendoj se duhet të qëndrojë. Por nuk jam unë ai që duhet ta bindë atë, Askush nuk e di se cfarë do të ndodhë në të ardhmen’.
Koeman më pas doli në mbrojtje të Messit pas përgjigjes së ashpër që ai dha kur u pyet për akuzat e ish agjentit të Griezmann.
‘Duhet të mbroj Messin sepse nëse do të më ndodhte edhe mua e njëjta gjë pas 15 orësh udhëtium me avion me median që të bën atë lloj pyetjeje, do të isha i rrezikshëm dhe do t’i urreja-shtoi Koeman-duhet të respektojmë më shumë personat si ai. Dhe nga ajo që kam parë në fushën e lojës e në stërvitje, nuk ka asnjë problem mes Messit e Griezmann’.
Ndërkaq në lidhje me të ardhmen e Messit, foli edhe Pep Guardiola, kur u pyet për mundësinë e transferimit të argjentinasit te Manchester City.
‘Si tifoz i Barcelonës do të doja që Leo Messi të mbyllte karrierën me fanelën blaugrana-tha Guardiola-për momentin ai i përket Barcelonës, një klub të cilit mund të them se i eshte mirënjohës. Nuk e di se cfarë mendon Messi, nëse dëshiron të largohet apo jo. Gjithsesi, merkatoja e transferimeve është në qershor, jo tani’.
Sfidanti.al