Kolumbia, tension i lartë, plas sherri mes futbollistëve

Kolumbia po përjeton një moment të komplikuar në aspektin futbollistik. Viti 2020 për ‘Los Cafeteros’ u mbyll me 2 humbje që të dyja të rënda në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 . Nëse disfata 3-0 ndaj Uruguajit është disi e pranueshme, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për atë ndaj Ecuadorit ku skuadra e Carlos Queiroz pësoi 6 gola. Është pikërisht trajneri portuegez që vihet në qendër të akuzave pasi nuk di të marrë më të mirën nga një skuadër që ka në përbërje individualitete të rëndësishëm si James Rodriguez. Është pikërisht ky i fundit për të cilin po flitet së fundmi  dhe që ka të bëjë me një debat të ndezur në dhomat e zhveshjes.

Sipas të përditshmes AS, Javier Hernandez Bonnet, drejtori i programit BlogDeportivo në Blu Radio, tregoi se pas humbjes së bujshme me Ecuadorin pati një përplasje të fortë mes lojtarëve, ku u përfshinë edhe emra të rëndësishëm. ‘Brenda skuadrës janë krijuar grupe lojtarësh që janë vënë kundër futbollistëve të tjerë dhe ka pasur episode ku janë përdorur edhe duart. Dihet se dfarë ka ndodhur, por nuk përmenden emra. Një prej futbollistëve arriti sa të kapë prej fyti një lojtar tjetër. Flasim për 2 lojtarë të një niveli të lartë ndërkombëtar dhe gjithcka  ndodhi gjatë këtyre kualifikueseve-tregon Bonnet.

Janë këto akuza të rënda që Federata Kolumbiane I hodho poshtë menjëherë, por kjo nuk pengoi që kjo histori të bëhet gati një cështje shteterore. Madje dikush arriti të përmendë edhe emrat e dy lojtarëve të përfshirë në këtë sherr dhe sipas Caracol Radio ata janë pikërisht James Rodriguez dhe Jefferson Lerna.

Sikur të mos mjaftonte kjo, duket se edhe vetë Carlos Queiroz i hedh benzinë zjarrit në një kaos që po mbizotëron totalisht. AS shpjegon se  trajneri u kërkoi futbollistëve se nëse kanë ndonjë problem me të ta sinjalizojne duke shprehur vullnetin e tij për t’u larguar. Federata po e mendon por është një vendim që nuk do të merret me nxitim edhe sepse situata te Kolumbia është dukshëm pak më e nxehur sec duhet.

Sfidanti.al