Fillim më të vështirë se ai vështirë se ka pasur kush. Sokol Cikalleshi mallkoi fatin për muaj me radhë, ndërsa si sulmuesi kryesor i kombëtares, nuk arrinte ta çonte topin në rrjetë. Kundër Italisë, Portugalisë apo Armenisë përfundimi ishte i njëjtë, kavajasi ndalej gjithnjë nga shtyllat. Gjithsesi, dy vitet e fundit ka ndodhur një ndryshim i madh. Kur Sokol Cikalleshi shënoi në Paris kundër Francës u mendua se ai ishte thjesht një gol ngushëllimi, por në të kundërt ishte fillimi i një serie të gjatë.
Kavajasi që luan në Turqi është për momentin, sulmuesi më i besueshëm në kombëtare, duke shënuar 8 gola në 10 ndeshjet e fundit. Përballë Francë, Moldavisë, Islandës, Kazakistanit apo Bjellorusisë, pak rëndësi ka, përfundimi është që topin në rrjetë e dërgon 30-vjeçari. Në fitoren ndaj bjellorusëve në “Arenën Air Albania”, shënoi dy herë.
Kohët e fundit, me trajnerin Reja, Cikalleshi ka luajtur në një skemë me dy sulmues, kryesisht duke pasur në krah Manajn, dhe ai thotë se kjo e ndihmon për të qenë më pranë portës, duke pasur më shumë mbështetje, dhe duke qenë më pranë golit. Kanë kaluar 6 vjet që kur ai nisi karrierën në ekipin përfaqësues, dhe tani numëron 10 gola në 37 ndeshje, duke u barazuar me Sokol Kushtën e Igli Taren, ndërsa numri 1 i renditjes, Erion Bogdani ka 18 rrjeta.
Sfidanti.al